Lajme lojërash

Loja Halo 4 jo e dizajnuar për PC

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Loja Halo 4 jo e dizajnuar për PC

Microsoft-i ka thënë se loja e re e fantashkencës është dizajnuar për Xbox dhe jo për PC. Halo 4 nuk do të jetë për PC.

Kështu ka deklaruar një përfaqësues i Microsoft-it, edhe pse ka pohuar se kompania po kërkon mënyra për të shtuar popullaritetin e lojës. Por PC nuk është rruga që do të ndjekin.

“Halo 4 është dizajnuar për Xbox 360 dhe ndërkohë ne jemi në kërkim të rrugëve të reja për të rritur dhe zgjeruar këtë markë, për ta ndarë këtë përvojë me sa më shumë fansa dhe nuk kemi plane për ta sjellë Halo 4 në PC”.

Microsoft-i kaloi në PC lojëra si Halo: Combat Evolved dhe Halo 2, por lojërat e mëpasshme kanë qenë vetëm për konsola. Halo 4 ka dalë para disa ditësh në mbarë botën vetëm për Xbox 360.

Kjo lojë është pasuesja e Halo 3, e vitit 2007, dhe është e para në Reclaimer Trilogy, që do të ketë edhe Halo 5 dhe Halo 6. (GameWorld Albanian)

Tags >

Halo
Lajmet e fundit>