Lajme lojërash

Loja Halo 4, 220 milionë $ të ardhura në 24 orët e para

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Loja Halo 4, 220 milionë $ të ardhura në 24 orët e para

Loja më e re e Microsoft-it ka gjeneruar 20 millionë $ më shumë se Halo: Reach që në ditën e parë të hedhjes në treg, duke pretenduar të kapë 300 milionë në javën e parë nga shitjet globale.

Halo 4, loja më e shtrenjtë e bërë ndonjëherë nga Microsoft, pritet të jetë loja më e shitur në histori sepse ka gjeneruar plot 220 milionë $ në ditën e saj të parë në treg. Halo 4 ka lënë pas Halo: Reach që gjeneroi 200 milionë $ në ditën e parë në treg (në Europë dhe SHBA).

Shitjet e ditës së parë të Halo 4 ishin më të mira se Halo 3, që gjeneroi 170 milionë $ në ditën e parë në treg, në vitin 2007. Shitjet totale të kombinuara të serive Halo shkojnë në 3.38 miliardë $, sipas Microsoft.

Microsoft thotë se debutimi i Halo 4 është “suksesi më i madh i vitit në botën e argëtimit”, por ky rekord mund të mos shkojë gjatë, pasi priten të dhënat nga shitjet e Call of Duty: Black Ops II, nga Activision.

Halo 4 ka lënë pas edhe filmat e njohur Harry Potter and the Deathly Halloqs: Part 2 si dhe The Avengers, që kanë gjeneruar më pak para në ditën e parë në treg. Që në ditën e parë që loja ishte në qarkullim, më shumë se 4 milionë lojtarë kaluan 31.4 milionë orë duke luajtur.

Numri i orëve të luajtura në të gjitha seritë e Halo shkon mbi 5 miliardë, sipas Microsoft-it. Seria në web e Halo 4: Forward Unto Dawn ka tërhequr 46 milionë shikime, 39 milionë prej të cilëve në kanalin Machinima në YouTube. (GameWorld Albanian)

Tags >

Halo
Lajmet e fundit>