Lajme lojërash

Loja Fifa 15 do të ketë në qendër të kopertinës lojtarin Lionel Messi

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
Loja Fifa 15 do të ketë në qendër të kopertinës lojtarin Lionel Messi

Kampionati botëror i futbollit që u zhvilluar këtë vit ka qenë një ndër kampionatet më emocionuese. Ky eveniment sportiv botëror përfundoi me kurorëzimin e Gjermanisë si fituese të trofeut. Ekipi, i cili u rendit i dyti ishte Argjentina. Kapiteni i skuadrës së Argjentinës, Lionel Messi, fitoi topin e artë duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i këtij turneu. Ndëkohë “Ylli” i Argjentinës do të jetë edhe imazh i lojës së ardhshme “FIFA 15”.

Prodhuesi i lojës EA Sports ka njoftuar se loja “FIFA 15” do të dalë në shitje në muajin shtator. Kjo lojë do të dalë fillimisht në Amerikën Veriore më 23 shtator, pastaj në Evropë më 25 shtator dhe në Britani të Madhe më 26 shtator.

Përveç njoftimit të daljes në treg të kësaj loje, EA Sports njoftoi se Lionel Messi do të jetë sërish në kopertinën e lojës së ardhshme “FIFA 15”. Kjo është hera e katërt që argjentinasi do të jetë në kopertinën e FIFA-së, pas “FIFA Street,” “FIFA 13,” dhe “FIFA 14.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>