Android

Loja enimagtike që formon varësi “Threes” tani edhe për Android

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Loja enimagtike që formon varësi “Threes” tani edhe për Android

Loja që krijon varësi për iPhone dhe iPad tani është në dispozicion për Android. Threes, që ka qenë në dispozicion për iOS për më se një muaj, është duke u lëshuar tani për Android 4.0 ose ndonjë version tjetër më të ri të Android-it për 1.99 dollarë.

Loja me enigma iu kërkon lojtarëve që të tërheqin numrat rrëshqitës së bashku për të formuar më të mëdhenj derisa ta mbushin rrjetin dhe kështu lojtarët janë në vazhdimësi duke u munduar që ta mundin arritjen e tyre më të lartë të pikëve.

Versioni për Android, që ishte ofruar për zhvilluesin Sirvo nga Hidden Variable Studios, duket të jetë identik për alternativën për iPhone, ku të dy ofrojnë një stil me ngjyra dhe që mund të luhet, duke e kthyer lojën në një gjë argëtuese. Nëse e blini atë, vetëm sigurohuni që keni kohë për disa runde – mund të jetë gjë e vështirë të hiqet nga dora telefoni sapo të keni filluar ta përdorni. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>