iOS

Loja e realitetit të shtuar “Ingress” e Google vjen për iPhone

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Loja e realitetit të shtuar “Ingress” e Google vjen për iPhone

Përdoruesit e Android-it kanë qenë duke luajtur lojën e realitetit të shtuar të Google, Ingress për një kohë tashmë dhe gjatë ditës së hënë lojtarët në iOS më në fund mund ta luajnë atë.

Versioni i ri për iPhone dhe iPad i lojës do të punojë përgjatë platformave, kështu që ju mund të luani edhe me komunitetin ekzistues në Android. Ingress i vendos lojtarët në njërin nga dy fraksionet e ndryshme, teksa ata angazhohen në përpjekje fantastiko-shkencore për njerëzimin gjatë hulumtimit të lokacioneve të botës reale duke përdorur të dhënat gjeografike për lokacionin e telefonit të tyre.

Loja është shkarkuar më tepër se katër milionë herë në Android dhe ka ngjarje në 65 qytete të ndryshme. U lëshua gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar pasi kaloi pothuajse një vit duke qëndruar në fazën testuese beta. Dhe ndonëse ishte një sukses, inkubatori Niantic Labs i Google e sheh atë si dëshmi për konceptin rreth përvojave që mund të vijnë.

“Me Ingress ne kemi dëshmuar që njerëzit mund të argëtohen, që ka një bërthamë të një gjëje shumë të fuqishme në një lojë që ju bën të lëvizni,” tregoi John Hanke nga Niantic për The Verge gjatë dhjetor. “Dhe Ingress është vetëm një shembull i llojit të lojës në atë zhanër që ju do të mund ta ndërtoni.”

Ju mund ta shkarkoni lojën në iOS pa pagesë që tani. (GameWorld Albanian)

Tags >

Ingress
Lajmet e fundit>