Lojërat

Loja e re Sonic mund të arrijë në Xbox One, PS4, Wii U në vitin 2015

Feb 3 2014
0 Shpërndarje
Loja e re Sonic mund të arrijë në Xbox One, PS4, Wii U në vitin 2015

Një lojë e re Sonic mund të vijë për PlayStation 4, Xbox One dhe Wii U në vitin 2015, nëse kjo shenjë reklamuese është e saktë.

Shenja ishte shfaqur në një panair të lojërave në Nuremberg të Gjermanisë javën e kaluar, ku prodhuesi i lojërave Jazwares ishte duke shfaqur një linjë të serive të Sonic. Shenja ishte postuar së pari nga uebfaqja gjermane Spindash.de.

Përveç lojës 2015 Sonic, shenja liston versionet e lëshuara së fundi si Sonic: Lost World për Wii U dhe 3DS dhe Mario & Sonic at the Olympic Winter Games: Sochi 2014 për Wii U. Është po ashtu e saktë në përshkrimin e vet të emisionit të animuar të Sonic-ut, Sonic Boom.

Vitin e kaluar, Nintendo lajmëroi që është futur në një bashkëpunim me Sega-n për të publikuar tri lojëra Sonic në Wii U dhe Nintendo 3DS, ku dy të parat janë Sonic: Lost World dhe Mario & Sonic at the Olympic Winter Games: Sochi 2014. Loja e tretë ende duhet të lajmërohet. (GameWorld Albanian)

Tags >

wii
Lajmet e fundit>