Lojërat

Loja e ngjashme me Zelda Oceanhorn shet një milion kopje, po vjen në Nintendo

Oct 18 2016
0 Shpërndarje
Loja e ngjashme me Zelda Oceanhorn shet një milion kopje, po vjen në Nintendo

Me debutimin e Oceanhorn në PS4 dhe Xbox One muajin e kaluar, publikuesi FDG Entertainment ka deklaruar se loja ka shitur një milion njësi nëpër të gjitha platformat. Plus pajisjeve të lartëpërmendura, loja tani ka debutuar në PC, Mac, dhe në pajisjet iOS.

Në një deklaratë për shtypin, FDG ka zbuluar se Oceanhorn është në planifikuar që të përshtatet për Android dhe një “pajisje Nintendo”. Ndërkohë që mund të jenë duke iu referuar pajisjes nintendo NX që po vjen, ende nuk është konfirmuar ky fakt.

Loja e ngjashme me Zelda-n gjithashtu është rrugës për në Vita, fakt të cilin FDG e deklaroi në Twitter muajin e kaluar. Asnjë datë debutimi nuk është zbuluar për ndonjë nga platformat e reja.

Zhvilluesi i Oceanhorn, Corn & Bros, deklaroi në gusht një vazhdim të lojës. Oceanhorn 2; Kinght of the Lost Realm vë në përdorim teknikën e kamerës me pamje nga perspektiva e një personi të tretë, në kundërshtim me perspektiven nga lart-poshtë që është përdorur në lojën e parë.

Loja do të ketë të njëjtat elemente si loja e parë: të eksplorosh një botë me shumë ngjyra, një histori të thellë dhe me shumë sekrete dhe të papritura, muzikë të mrekullueshme, dhe me shumë rëndësi, një lojë klasike RPG me sende, enigma, beteja dhe bosë të fortë dhe të frikshëm.

Tags >

Zelda
Lajmet e fundit>