Android

Loja e garave me makina e bazuar në inteligjencën artificiale vjen në Android

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Loja e garave me makina e bazuar në inteligjencën artificiale vjen në Android

Siç premtoi muajin e kaluar, Anki është duke vënë në dispozicion për Android lojën e vet të garave me makina të bazuar në inteligjencën artificiale. Poseduesit e Samsung Galaxy S4, S5, Note 2, 4 ose 10.1 (edicioni 2014) mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe ta përdorin atë për të kontrolluar veturat e garave në lojë për herë të parë. Loja do të punojë edhe në Nexus 5 dhe Anki thotë që me kalimin e kohës do të mbështesin edhe më tepër pajisje.

Android-i doli të jetë sfidë për Anki-n sepse veturat e kompanisë kontrollohen duke përdorur energji të pakët Bluetooth dhe vetëm pak pajisje me Android e mbështesin atë standard. Por nëse e keni ndonjërën nga pajisjet e mbështetura, ju mund të filloni të luani që sot. Fatkeqësisht, ndonëse ju mund të kontrolloni tani makinat përgjatë iOS ose Android, ju nuk mund t’i përdorni që të dyja në të njëjtën lojë. Kompania thotë që ata janë duke punuar për ta përmirësuar këtë me kalimin e kohës. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>