Lojërat

Loja e famshme “Legend of Zelda” së shpejti në treg për Wii U

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Loja e famshme “Legend of Zelda” së shpejti në treg për Wii U

Nintendo ka konfirmuar lojën “Legend of Zelda” për pajisjet Wii. Kjo kompani tregoi një video promocionale në E3 ku thuhej se kjo lojë do të hidhej në treg në vitin 2015.

Pritet që “Legend of Zelda” të sjellë përmirësime në ecurinë e kompanisë. Loja “Legend of Zelda” edhe pse nuk është aq e famshme për momentin sa “Super Mario” dhe “Mario Kart”, së shpejti parashikohet se do të ketë përdorues, të cilët do të blejnë pajisjen Wii U vetëm prej saj.

Nintedo vitin e kaluar shënoi humbje të larta financiare, për shkak se kompania parashikoi shitjen e 9 milion Nintendo Wii U ku në të vërtetë kërkesa në treg ishte shumë here më e ulët. Numri i pajisjeve Wii nuk e kaloi dot shifrën e 3 milion pajisjeve të shitura. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>