iOS

Loja e famshme Bioshock i bashkohet sistemit operativ iOS

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Loja e famshme Bioshock i bashkohet sistemit operativ iOS

Loja e famshme Bioshock do të bëhet shumë shpejt pjesë edhe e sistemit operativ iOS, krahas atij Android. Zhvilluesit nga kompania 2K Games deklaruan se Bioshock do të luhet shumë shpejt edhe në pajisjet e Apple dhe se çmimi i lojës do të jetë 14.99 dollarë. Bioshock për sistemin operativ iOS do të jetë i njëjtë me versionin e plotë të lojës origjinale nga viti 2007, prandaj disa kritikë mendojnë që çmimi nuk duhet të jetë kaq i lartë. Zhvilluesit e Bioshock kanë bërë të mundur që të përshtasin parametrat e lojës me parametrat e telefonave dhe tabletëve të kompanisë Apple për një rrjedhë lojë sa më cilësore dhe pa problem.

Ajo çka është e rëndësishme është se loja pritet të hidhet në dyqanin online të Apple nga momenti në moment. Lajmërimi mbi këtë fakt është bërë në orën 23:00 të datës 27 Gusht. Bioshock për sistemin operativ iOS do të jetë e gatshme vetëm për versionin e ri të iOS. Pajisjet inteligjente, të cilat do të jenë në gjendje ta luajnë janë: iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 5, iPad Air, iPad 4 dhe iPad mini 2. (GameWorld Albanian)

Tags >

BioShock
Lajmet e fundit>