Lojërat

Loja e del Toro-THQ jo e gatshme deri në 2013

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Loja e del Toro-THQ jo e gatshme deri në 2013

Regjisori i njohur i filmave dhe shkrimeve horror që influencoj lojërat RPG konfirmon se përkpjekja e tij nuk do të arrij edhe tre vjet në “rastin më të mirë”.

Ata që janë të emocionuar në lidhje me lojën e shumëpritur të THQ dhe regjisorit të njohur Guillermo del Toro, më mirë të jenë më të durueshëm. Edhe pse ende e pa shpallur zyrtarisht, loja ishte qendra e vëmendjes në disa nga intervistat me regjisorin meksikan. Në to, ai tha se projekti ishte në një shkalle të tillë ashtu që ai nuk do të dal në treg deri në vitin 2013, së paku.

“Me projektin në bashkpunim me THQ ne jemi duke kërkuar një afat prej tri vjet zhvillimi për secilën lojë” tha regjisori i njohur i Hellboy dhe Pan’s Labyrinth. “Lojëra të mëdha. Më shumë detaje janë duke ardhur, por ne jemi me të vërtetë duke i eksploruar ato në një mënyrë serioze. Prisni lojën e parë, rastin më të mirë, në 2013.”

Sa i përket projektit të parë në bashkpunimin del Toro-THQ, regjisori zbuloj se loja e bazuar në rol definitivisht do të kaloj në një zhanër tjetër. “Është e frikshme…por është një stil krejtësisht ndryshe i lojës horror. Kjo nuk është stil i mbijetesës së tmerrit. Është me të vërtetë pak e çuditshme, një përzierje geeky. Kjo është një gjë Lovecraftian. Le ta lëmë ashtu.”

“Lovecraftian” i referohet autorit H.P. Lovecraft është një trillim drithërues që ka frymëzuar seritë e Call of Cthulhu, një horror i bazuar në role-playing.

Lajmet e fundit>