Lojërat

Loja ‘Day of Tentacle’ do të jetë e disponueshme në PS4 dhe PS Vita

Dec 10 2014
0 Shpërndarje
Loja ‘Day of Tentacle’ do të jetë e disponueshme në PS4 dhe PS Vita

Tani që e famshmja Grim Fandango ka një datë lançimi ekzakte, Sony dhe studio Double Fine po punojnë për të sjellë një lojë tjetër klasike të LucasArts në konsolat e tyre. Bëhet fjalë për ‘Day of Tentacule’ që cilësohet si aventurë.

Versioni special i saj do të jetë së shpejti i disponueshëm në PlayStation 4 dhe PlayStation Vita. Kjo lojë u lançua në vitin 1993 posaçërisht për përdorim në Mac OS dhe DOS në bazë të një mekanizmi SCUMM mbi të cilin janë ndërtuar dhe video lojëra të tjera klasike të fokusuara në histori si Maniac Mansion dhe Monkey Island. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>