Lajme lojërash

Logitech kërkon ide nga përdoruesit e saj për lojën e re që do të zhvillojë

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Logitech kërkon ide nga përdoruesit e saj për lojën e re që do të zhvillojë

Muajin e kaluar kompania teknologjike Logitech shpalli projektin e saj të quajtur “Together We Game”. Ky projekt ka të bëjë me lojën, të cilën do të zhvillojë kompania nëpërmjet ndihmës dhe ideve të përdoruesve. Kjo lojë do të jetë 2D dhe do të ketë si ide kryesore mbrojtjen e një fortese nëpërmjet kullave.

Përdoruesit mund të votojnë dhe të japin idetë e tyre mbi mjedisin rrethues, elementët e lojës, krijesat që do të marrin pjesë dhe personazhet kryesore. Ky projekt sapo ka filluar dhe do të duhet pak kohë që të mblidhen të gjithë idetë e më pas të projektohen brenda në lojë.

Kompania ka deklaruar se pas 15 javësh, përdoruesit do të jenë në gjendje të votojnë mbi llojin e kullave, ekonominë, muzikën e lojës dhe emrin e saj. Nuk është e thënë që përdoruesit, të cilët bëhen pjesë e kësaj fushate të kenë ndonjë njohuri ose eksperiencë mbi zhvillimin e lojës, pasi ajo do të zhvillohet nga programuesi Tiny Mantis me ndihmën e Universitetit të Lojërave në NewYork. Versioni final i lojës pritet të realizohet në fillim të vitit 2015 dhe do të jetë falas në dyqanin online Steam dhe iTunes. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>