Lajme lojërash

Lineage II: Goddess of Destruction

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Lineage II: Goddess of Destruction
Lineage II është një lojë me pagesë MMORPG (massive multiplayer online role-playing game) për Microsoft Windows. Loja është bërë shumë e famshme që prej lansimit të Lineage më 1 tetor, 2003 në Korenë e Jugut, duke raportuar më shumë se 1 milion përdorues gjatë muajit mars, 2007. Në nëntor, 2011 Lineage II futi një version falas që mund të luhet nga të gjithë, të Lineage II: Goddes of Destruction me të gjitha mjetet e lojës falas pa patur nevojë për pagesa online.
Për të nisur lojën e Lineage II, lojtari krijon një karakter si avatar-in e tyre në lojën që ka një stil historie të mesjetës. Të gjitha racat e nisin historinë e tyre nga Talking Island. Lojtarët mund të zgjedhin klasën e luftëtarit (fighter) ose mystic (magjistarë), përveç Dwarven dhe Kamael të cilët kanë vetën opsionin e luftëtarit. Çdo racë ka klasat e veta specifike, edhe nëqoftëse njërëzit (humans), elfët (elves) apo elfët e errësirës (dark elves) kanë shumë klasa që janë shumë të ngjashme me racat e 2 të tjerave korresponduese.
Si lojtarët vrasin karaktere jo të luajtshme (NPC) mostra, ata mbledhin pikë eksperience dhe pikë aftësish (SP). Duke mbledhur këto pikë karakteri rritet në nivele duke u rritur dhe fuqia e tij dhe duke mësuar zotësi (skills) të reja duke përdorur SP-të e mbledhura. Lojtari mund të luaj vetëm apo në grup për të vrarë mostra apo përfunduar misione të ndryshme (quest). Lojtarët kundër lojtarëve (PVP) është një pjesë shumë e rëndësishme e lojës ku lojtarët ndeshen mes veti dhe provojnë aftësitë luftarake që kanë marrë gjatë lojës.
Loja gjithashtu ka dhe një pjesë shumë të rëndësishme që është pushtimi i kështjellave (castel siege), ku një klan mundohet të pushtojë një klan tjetër duke i marrë kështjellën që ata zotërojnë. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme në lojë pasi tregon dhe se si funksionon puna në grup duke e bërë lojën edhe më interesante. Gjithashtu në lojë është edhe Karma, për të siguruar që PVP të jetë nën kontroll. Duke qënë në një status kaotik (karma më e madhe se 0), e cila ndodhë kur një lojtar sulmon dikë pa dashje dhe kur ata nuk sulmojnë mbrapa, lojtari mund të sulmohet nga të tjerët, dhe kur ky status (PK) është më i madh se 5 ka mundësi që lojtari të lëshojë mjete kur ai vdes.
Për të gjithë të apasionuarit pas MMORPG, Lineage II: Goddess of Destruction është një përvojë shumë fantastike, duke u futur në një botë plotësisht madhështore dhe që i jep mundësi edhe lojtarëve të lidhen me të tjerët, jo vetëm duke luajtur, por dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin.

Për të gjithë ata që kërkojnë të luajnë këtë lojë, ajo është në dispozicion falas këtu. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>