PC

Limbo

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Limbo

Limbo është një lojë, e zhvilluar dhe publikuar nga Playdead, që përfshinë enigma dhe mistere midis parajsës dhe ferrit. Loja doli në treg më 21 korrik, 2010 fillimisht për platformën Xbox 360. Më vonë Limbo u bë e mundur edhe për platformat e tjera si Play Station 3 dhe PC në 2 Gusht, 2011.

Diku ndërmjet jetës dhe vdekjes qëndron Limbo. Një djalë i vogël përpiqet të mbijetojë në këtë vend të frikshëm dhe të distancuar nga bota reale. Djali, emri i të cilit është i panjohur, zgjohet në mes të një pylli në skaj të Ferrit. Nuk ka një histori që tregon arsyen për të vazhduar, asnjë shenjë për të dhënë një ndihmësë se çfarë të bësh apo ku duhet të shkosh, duke e bërë mbijetesën qëllimin kryesor.

Përgjatë udhëtimit të tij në kërkim të motrës së humbur, ai përballet me karaktere njërëzësish që përpiqen t’a sulmojnë, mund të largohen ose madje të jenë edhe të vdekur. Krijesa të frikshme, vende të rrezikshme dhe kurthe vdekjeprurëse janë pjesë të këtij vëndi të panjohur dhe të rrezikshëm, duke e bërë kështu mbijetesën si objektivin kryesor për djalin e vogël. Në një pjesë të lojës, lojtari takon një vajzë të vogël, e cila zhduket përpara se ai t’a arrijë atë. Loja, në përmasat 2D, është e ndërtuar në tonet bardh e zi dhe e shoqëruar me një audio duke e bërë lojën akoma dhe më të frikshme .

Zgjidhja e enigmave është dhe pjesa kryesore e lojës, ku lojtari duhet t’i zgjidhë ato që të vazhdojë më tutje në udhëtimin e tij. Kurthe të shumta janë të përfshira në lojë dhe lojtari do të pësojë vdekje të shumta përpara se ai të mund ta kalojë atë dhe janë krijuar vdekje nga më të ndryshmet duke e bërë lojën edhe më enigmatike. Kjo është  arsyeja që loja ndryshe quhet “Test dhe Vdekje” (Trial and Death), por pavarësisht kësaj lojtari pas vdekjes do të jetë në gjendje ta nisë lojën nga vendi i fundit ku ajo u ruajt.

Limbo është cilësuar si loja më e mirënga ana vizuale dhe artistike duke marrë çmimin  e lojës “Best Visual Art”në ceremoninë Game Developers Choice Awards e mbajtur më 2011.(GameWorld.al)

Lajmet e fundit>