Lajme lojërash

Limbo vjen për PlayStation Vita

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Limbo vjen për PlayStation Vita

Loja bardhezi e Playdead Limbo po vjen për PlayStation Vita, kjo sipas një raporti nga IGN.

Loja doli fillimisht në korrik të vitit 2010 në Xbox Live për të fituar më vonë një gamë të gjerë fansash në platforma të tjera si PlayStation Network, PC dhe Mac.

Në nëntor në 2011 Playdead zbuloi se Limbo kishte shitur mbi 1 milionë kopje në platformat Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC.

Në Limbo merret kontrolli i një fëmije të vogël i cili duhet të gjejë rrugën e vet në një botë bardhezi të mbushur me rreziqe vdekjeprurëse. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>