Lajme lojërash

Liga e Legjendave, loja më e luajtur në botë, rikthehet në më fund në Mac

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Liga e Legjendave, loja më e luajtur në botë, rikthehet në më fund në Mac

Mbasi e braktisi klientin e tij fillestar Mac për shkak të mungesës së interesit, Riot Games ka prezantuar një version klienti më të mirë e të ri për përdoruesit e OS X në vesionin beta.

Ky prezantim vjen pas lajmit se Boompje dhe grupi i iLoL (një port jozyrtare për klientët e Windows, në Wineskin) po punon me Riot për të risjellë versionin klient zyrtar për ata që pëlqejnë të luajnë në Mac. Në 10 milionë lojtarë global, duke numëruar rreth 1 miliardë orë mujore që luhet loja, League of Legends( Liga e Legjendave) është quajtur si loja botëre më e pëlqyer dhe më e luajtur.

Liga e Legjendave luhet në një arenë loje online me shumë lojtarë, në të cilën grupe me 5 lojtarë kontrollojnë karakteret në ambjentin e lojës për të arritur qëllimin e përcaktuar.

Ekzistojnë forma të ndryshme loje, një nga më të pëlqyeshmet është “Summoner’s Rift”, e cila vë pesë lojtarët në tre korsi luftimi njëkohësisht.

Riot Games e bazuar në Kaliforni ka rreth 8 milionë $ në fonde projektesh, por në 2011 kompania i shiti shumicën e aksioneve të saj Tencent Holdings për një shumë të pazbuluar. Gjithsesi kompania e ka ruajtur kontrollin e kreativitetit të produktiti dhe Tencent nuk është përmendur pothuajse fare.

Loja është pa pagesë por monedhat e lojës të quajtura Riot Point, që i lejojnë lojtarët të hapin nivele të reja, opsione dhurimi dhe kostumizim shtesë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>