Lajmet

LG shton lojërat 3D në televizorët Smart

Aug 1 2012
0 Shpërndarje
LG shton lojërat 3D në televizorët Smart

Kompania elektronike LG sapo ka filluar të shtojë opsionin e 3D-së për lojërat në televizorët e vet Smart dhe 5 lojëra do të shiten fillimisht në dyqanin e saj online.

Përdoruesit e Cinema 3D Smart TV do të kenë mundësi të zgjedhin midis Air Penguin, Frisbee Forever, Burn The City, Downhill Bowling 2 dhe Diversion. Kompania deklaroi se gjatë muajit gusht do të shtohen edhe lojëra tjera.

Air Pinguin ishte loja më e shkarkuar e vitit të kaluar në ShBA dhe në 18 shtete të tjera të botës, sipas LG. Suksesi i saj ka kaluar 120 milionë shkarkime, deklaroi kompania në fillim të vitit. Ajo është zhvilluar nga Enterfly dhe për herë të parë u lansua në Apple iTunes App Store për iPhone, iPod touch dhe iPad në prill 2011. Në më pak se një muaj ajo solli fitime prej 1 milion dollarësh.

Air Penguin dhe lojërat tjera janë zgjedhur posaqërisht për 3D për shkak të stilit të tyre dhe janë përshtatur për televizorët e LG-së. Telekomanda funksionon si kontrollues për lëvizjet në lojë.

Të gjitha këto lojëra do të jenë të disponueshme në dyqanin Smart World, por vetëm për shtete ku kompania ofron shërbimin me pagesë: Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, Rusi, ShBA; Kanada, Australi, Taivan, Singapor, Filipine dhe Kore e Jugut. (GameWorld Albanian)

Tags >

LGlojëra
Lajmet e fundit>