Lajme lojërash

Leva Xbox One, tashmë e përdorshme edhe për PC

Jun 7 2014
0 Shpërndarje
Leva Xbox One, tashmë e përdorshme edhe për PC

Që me lançimin e Xbox One, lojtarët e lojërave të PC-ve kanë kërkuar nga Microsoft që të bëhet e mundur përdorimi i levës së Xbox One edhe në kompjuterë. Leva kontrolluese e Xbox 360, e cila është një ndër kontrolluesit më cilësorë në treg ka qenë në dispozicion të përdoruesve të PC-ve për vite tashmë, por përdoruesit e kompjuterit kërkojnë një eksperiencë të re me levën e Xbox One.

Deri më sot Windows nuk ka qenë i mundur për përdorimin e levës së Xbox One për shkak të mungesës së programeve njohëse të kësaj leve. Drejtori i programimit përgjegjës për Xbox Live, Larry Hryb shprehet: “Tani leva e Xbox One është e përdorshme në të gjitha sistemet e Windows, ju thjesht duhet të shkarkoni programin njohës të levës”. Leva e Xbox One mund të përdoret për të dy versionet e Windows atë 32-bit dhe 64-bit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>