Lojërat

Lëshohet përditësimi i parë i sistemit të Xbox One

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Lëshohet përditësimi i parë i sistemit të Xbox One

Microsoft ka aktivizuar përditësimin e vet të parë të sistemit që përdor gjenerata më e fundit e konsollës Xbox One, vetëm pak ditë pas 22 nëntorit, kur u bë lëshimi zyrtar i pajisjes.

Përditësimi tashmë është dashur të lëshohet dhe konsollat Xbox One me veçorinë “Instant On” do të përditësohen automatikisht në prapavijë teksa sistemi është duke mos u përdorur. Arnimi i parë i Xbox One nga Microsoft adreson disa vrima të cilat janë raportuar nga poseduesit, duke përfshirë njoftime kontradiktore dhe probleme me lidhje me SmartGlass.

Përmirësimet e tjera përfshijnë përditësimet e veçorisë për TV të Xbox One me përditësime të përmbajtjes të cilën Microsoft e përshkruan si “shkallëzim përgjatë kohës”.

Drajveri për rrjetin pa kabllo për konsollën po ashtu ka përmirësuar lidhjen së bashku me disa përmirësime për lojërat për shumë lojtarë kur bëhet ri-bashkimi në sesione. Microsoft po ashtu është duke premtuar që ka “disa përditësime” të planifikuara për vitin e ardhshëm të bazuara në reagimin nga poseduesit ekzistues të Xbox One.

Nëse Xbox One është duke qëndruar në “standby”, atëherë procesi i përditësimit pritet të bëhet automatikisht, përndryshe do të ju duhet që ta shkarkoni dhe instaloni përditësimin pas të enjtes. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>