Lajme lojërash

Lëshohen pamje të reja të shkëlqyera të Witcher 3

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Lëshohen pamje të reja të shkëlqyera të Witcher 3

Zhvilluesi polak CD Projekt Red ka lëshuar disa pamje të shkëlqyera për lojën e ardhshme me role, The Witcher 3: Wild Hunt. Shikoni galerinë e mëposhtme për t’i parë të katër fotografitë. Fotografitë shfaqin heroin “relativisht të bukur”, Geralt-in e Rivia-s, në forma të ndryshme me borë.

Në një imazh, Geralt është duke luftuar me një tufë të ujqve dhe në një tjetër, ai është duke u ndeshur me një “grifin”, që është krijesë mitike me trupin, bishtin dhe këmbët e pasme të një luani, kurse koka dhe krahët janë të një shqiponje.

Një imazh tjetër tregon se sa madhështore do të jetë bota e lojërave në The Witcher 3. CD Projekt Red tha më parë që The Witcher 3 është 35 herë sa madhësia e The Witcher 2: Assassins of Kings dhe rreth 20 për qind më i madh se sa The Elder Scrolls V: Skyrim. The Witcher 3 fillimisht ishte caktuar për t’u lëshuar gjatë kësaj vjeshte, por në muajin mars ishte shtyrë për vitin 2015. Loja tani është planifikuar për të dalë në shkurt të vitit 2015 për Xbox One, PlayStation 4 dhe PC. (GameWorld Albanian)

Tags >

Witcher 3
Lajmet e fundit>