Lojërat

Lego Universe e gatshme për argëtim

Oct 9 2010
0 Shpërndarje
Lego Universe e gatshme për argëtim

Loja e njohur Lego Universe MMO tani është gatshme për të gjithë entuziastët e lojërave.

Prioritet në qasje do të kenë ata që e kanë porositur lojën para se të dalë në treg përmes kanaleve përkatëse të shitjes. Këta para-blerës të hershëm do të kenë mundësi ta marrin lojën dhe të fillojnë të luajnë dy javë para se të lansohet në tregun e SHBA-së, kurse lansimi zyrtar është planifikuar për 8 tetor.

Duke u bazuar në historinë e lojës, Lego Universe është një lojë MMO e ndërtuar për platformat Mac dhe PC. Lojtari merr rolin e një ikone të portretit Lego dhe duke u bazuar në veprimet e tij, ai mund të bashkohet me miqtë përreth për të hulumtuar universin e Lego derisa lufton forcat kaotike të Maelstrom.

Duke e marrë parasysh se loja posedon strukturë të Lego-s, manipulimi me tulla Lego është një prej karakteristikave të mëdha të lojës. Lojtarët mund të marrin pjesë gjithashtu edhe në sfidat e ndërtimit të objekteve apo dizajnimin e sofistikuar të karaktereve dhe gjërave sipas tekeve të tyre.

Lego Universe ka një çmim prej 35 euro dhe përshtatet në OS X 10.5.3 ose version më të ri. Loja gjithashtu kërkon abonim për shërbimin, i cili përmban një çmim prej 10$ për muaj, 50$ për 6 muaj, dhe 90$ për 12 muaj.

Lajmet e fundit>