Lajme lojërash

Legjenda e Street Fighter, Daigo, dominon në kapmionatin EVO 2013

Sep 5 2013
0 Shpërndarje
Legjenda e Street Fighter, Daigo, dominon në kapmionatin EVO 2013

Street Fighter dhe lojtari më i dekoruar i lojërave me luftime, Daigo Umehara, kanë mundur kampionin e tanishëm të EVO 2013-të Kun “Xian” Ho me rezultat 10-0 në një ndeshje Super Street Fighter IV: Arcade Edition të paraqitu në PAX Prime.

Daigo dhe Xian u ndeshën në ngjarjen Unveiled të Mad Catz gjatë PAX; ndërmarrja është sponsori kryesor i dy lojtarëve.

Njëri lojtar kishte luajtur përballë një turme të drejtpërdrejtë që nga EVO 2013, ku Xian i Singaporit u bë kampion për herë të parë dhe Daigo pësoi një humbje nga Sun Woo “Infiltration” Lee për të dytin vit me radhë.

“Ai ka një strategji të re kundër meje kur luan me mua,” tha Xian në një intervistë disa ditë përpara ndeshjes. “Ai reagon ndaj asaj që jam duke bërë varësisht nga gjendja. Ai më detyron që të luaj një lojë me goditje me shputa. Ai dëshiron që unë të gjuaj, kurse ai të mbrohet.”

Luajtja e një loje mbrojtëse është ajo që Daigo e bëri. Shikoni më poshtë ndeshjen e plotë, ku Daigo Umehara luan si Ryu dhe kampioni i EVO 2013, Xian luan si Gen. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>