Lojërat

Legend of Mana

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Legend of Mana

Legend of Mana është loja e katërt e serisë Mana. Loja doli për PlayStation në Japoni më 15 korrik 1999 dhe Amerikën e Veriut më 7 qershor 2000.

Edhe pse loja ka aksionin tipik RPG të serive të mëparshme, në të vërtetë ka një stil të vetin krejt të veçantë. Më kryesorja është aftësia për të krijuar “botën” sipas dëshirës tënde. Ky është një sistem që çdo qytet i ri krijohet nga një objekt i ndryshëm që gjendet gjatë misioneve.

Kjo mënyrë loje krijon një histori jo lineare dhe nisuar nga ky fakt, lojtari mund të bëjë dhe shumë misione që nuk kanë lidhje me historinë kryesore. Legend of Mana ka 3 histori të ndryshme që mund të rrjedhin njëkohësisht, dhe për më tepër nuk duhen mbyllur të treja me qëllim që lojtari të përfundojë lojën.

Legend of Mana u krijua nga Koichi Ishii i cili është dhe krijuesi origjinal i mangas nga e cila është bazuar loja. Në Japoni, loja ishte një bestseller që nga koha e daljes dhe shiti mbi 400 mijë njësi që javën e parë. Përgjithësisht loja mori vlerësime të përziera.

GameRankings e vlerësoi me 73 nga 100 duke u bazaur në 23 analiza mediatike. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>