Lojërat

Legacy of Kain: Defiance

Sep 29 2012
0 Shpërndarje
Legacy of Kain: Defiance

Legacy of Kain: Defiance është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Crystal Dynamics dhe Nixxes Software, dhe e publikuar nga Eidos. Është pjesa e fundit e serisë së Legacy of Kain dhe doli në Amerikën e Veriut në 11 Nëntor 2003 dhe në Europë në 6 Shkurt 2004.

Loja mori shumë kritika të mira direkt pas daljes, për përgjigjen e pyetjeve të shumta të bëra gjatë instalimeve të mëparshme, por është kritikuar për mënyrën e lojës së saj të përsëritur dhe kontrollin e çuditshëm të kameras.

Defiance vazhdon historinë e udhëtimit të Lordit të vampirëve Kain dhe komandantit të tij, tashmë të transformuar, Raziel. Pas vrasjes së Raziel i cili më pas ringjallet nga Elder God, gjatë ngjarjeve të Legacy of Kain: Soul Reaver, Kain udhëton prapa në kohë dhe ndiqet nga Raziel në të shkuarën e Nosgoth.

Pasi vendos vullnetin e tij të lirë duke refuzuar Kain, Raziel zbulon se Mobius the Time Streamer kishte manipuluar Kain duke ndezur një gjenocid kundër vampirëve deri sa ai mbeti i fundit në llojin e tij. Në këtë moment Kain shpreson të ç’bëjë veprimin e tij dhe t’a kthejë Nosgoth në lavdinë e saj të mëparshme.

Defiance është e vetmja lojë ku të dy Raziel dhe Kain luajnë njëkohësisht. Seritë e kaluara të Sould Reaver përqëndroheshin vetëm tek Raziel, ndërsa ato të Blood Omen tek Kain.

Në këtë lojë, lojtari zotëron vetëm një shpatë; për Raziel shpatën Reaver në formën shpirtërore, ndërsa Kain në Reaver në formë materiale. Loja nis me lojtarin i cili kontrollon Kain, dhe gjatë historisë së saj ajo ndryshon, ku mund të kontrollosh Raziel.

Loja përfshin një shumëllojshmëri ambjentesh, aftësi të personazheve të fluturojnë, notojnë, transformimin e Kain në lakuriqa nate apo udhëtimin e Raziel ndërmjet botës së gjallë dhe asaj shpirtërore. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>