iOS

Left 4 Dead

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Left 4 Dead

Left 4 Dead ose L4D është një lojë me qitje në veten e parë e tipit arcade ku bashkëpunon me lojtarë të tjerë.

Loja u krijua nga Turtle Rock Studios e cila u ble nga Valve Corporation gjatë zhvillimeve. Loja përdor makinerinë Source të Valve dhe është e disponueshme për Microsoft Windows, XBOX 360 dhe Mac OS X. Krijimi i lojës u mbarua më 13 nëntor 2008 dhe dy versione dolën në mënyre dixhitale.

Loja vendoset në një botë apokaliptike dhe tregon historinë e 4 protagonistëve të quajtur thjesht “mbijetuesit”, të cilët luftojnë kundër njërëzve të infektuar.

Ka gjithsej 4 lloje lojërash: single player në të cilën bashkë mbijetuesit e tu kontrollohen nga kompjuteri, co-op ku bashkëpunon me lojtarë të tjerë në tipin campaign, një luftë me 8 lojtarë kundër njëri tjetrit si dhe tipi survivor me 4 persona.

Left 4 Dead mori vlerësime pozitive nga industria dhe media duke i vlerësuar shumë mundësinë e bashkëpunimit. Loja ka fituar shumë çmime nga kompani lojërash, por edhe televizive, kjo për arsye se e gjithë historia i ngjason një filmi.

Ka pasur gjithashtu kritika për sa i përket mungesës së tregimit. GameRankings e vlerësoi me 89.43%, ndërsa Metacritic me 89/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>