Lajme lojërash

League of Legends shton verifikimin me e-mail

Jan 13 2014
0 Shpërndarje
League of Legends shton verifikimin me e-mail

Ndërmarrja zhvilluese e League of Legends, Riot Games, ka lajmëruar në uebfaqen zyrtare që tani kërkon verifikim me e-mail në secilin ndryshim të llogarisë.

Sapo të aktivizoni verifikimin me e-mail, sistemi do të dërgojë një porosi e-mailit tuaj kurdo që është bërë ndonjë ndryshim në llogarinë e juaj. Në këtë mënyrë, ju do të njoftoheni menjëherë rreth ndonjë veprimtarie të dyshimtë në llogarinë tuaj.

Për t’iu thënë faleminderit lojtarëve, Riot është duke ofruar një rritje të 4-win Influence Points për çdokënd që e bën aktivizimin e verifikimit me e-mail. Për ta aktivizuar këtë verifikim, thjesht shkoni në leagueoflegends.com, qasuni, klikoni në emrin tuaj të oficerit dhe ndiqni hapat e tjerë.

Riot thotë që kjo është e para nga shumë veçori të tjera të sigurisë, për t’iu mundësuar lojtarëve që të mbajnë të sigurta hollësitë e llogarive të tyre, duke treguar që mbrojtja me SMS mund të vijë së shpejti. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>