Lajme lojërash

League of Legends gjatë vitit 2013 ka sjellë 624 milionë $ fitime

Jan 20 2014
0 Shpërndarje
League of Legends gjatë vitit 2013 ka sjellë 624 milionë $ fitime

Përfitimet e League of Legends për vitin 2013 arritën shifrën prej 624 milionë dollarë, duke e bërë atë lojën e dytë me më së tepërmi të ardhura, e cila është falas për t’u luajtur, tregon një raport nga SuperData.

Në vendin e parë ndodhet CrossFire, që është prodhuar nga një kompani jug-koreane, e cila solli 957 milionë dollarë përfitime gjatë vitit 2013. Tencent, që posedon një pjesë të madhe në kompaninë zhvilluese të League of Legends, Riot Games, po ashtu e publikon CrossFire-in.

Valve ka mbyllur listën e top 10-shes me Counter-Strike Online, që solli 121 milionë dollarë dhe Team Fortress 2 në numrin e nëntë që solli 139 milionë dollarë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>