Lajme lojërash

League of Legends është loja më e shikuar në Twitch gjatë majit

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
League of Legends është loja më e shikuar në Twitch gjatë majit

Platforma e transmetimit të videove Twitch këtë javë tregoi për njëzet lojërat më të shikuara në shërbim për muajin maj të vitit 2014, ku LeagueofLegends kryeson listën. Top pesëshen e përmbyllin Dota 2, Hearthstone: HeroesofWarcraft, Counter-Strike: Global Offensive dhe WorldofWarcraft: MistsofPandaria.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë, ku radhitja nuk është bërë në bazë të shikuesve unikë, por në bazë të numrit të përgjithshëm të minutave të shikimit për lojë. Sipas Twich, “Kjo na mundëson neve që të ju japim një pamje më të saktë të komunitetit të Twitch-it, pasi që ndihmon në shfuqizim të ndikimit të faqes së parë dhe promocioneve të tjera.”

1. LeagueofLegends

2. Dota 2

3. Hearthstone: HeroesofWarcraft

4. Counter-Strike: Global Offensive

5. WorldofWarcraft: MistsofPandaria

6. Minecraft

7. Starcraft II: Heartof the Swarm

8. Diablo III: ReaperofSouls

9. Dark Souls II

10. DayZ

11. CallofDuty: Ghosts

12. Smite

13. FIFA 14

14. WatchDogs

15. Magic: The Gathering

16. WorldofTanks

17. Runescape

18. WildStar

19. ArcheAge

20. Arma III. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>