Lajme lojërash

Largohet veterani i Blizzard, Chris Metzen

Sep 13 2016
0 Shpërndarje
Largohet veterani i Blizzard, Chris Metzen

Një nga punojësit veteranë të Blizzard Enterntainment, Chris Metzen njoftoi tërheqjen nga kompania të cilës iu bashkua 20 vite më parë. Kjo njoftim, i publikuar në forumet Battle.net të Blizzard, shënon fundin e një karriere të lavdishme të një nga figurave më të shquara të kompanisë me kontributin e tij në StartCraft, Warcraft dhe Diablo.

42 vjeçari Metzen iu bashkua Blizzard si një ilustrues dhe animator. Puna e tij në disa prej titujve të parë të Blizzard si Liga e Drejtësisë: Task Forca dhe Warcraft: Orkët dhe Njerëzit ndihmoi në krijim historisë së Diablo dhe StarCraft.

Largimi i Metzen vjen në një kohë largimi të disa prej punojësve më të shquar të kompanisë si Rob Pardo dhe Josh Mosquiera për të ndërtuar një kompani të re lojërash, Bonfire Studios. (Gameworld Albanian)

Tags >

Blizzard
Lajmet e fundit>