Android

Largimi i Flappy Bird nuk është ndikuar nga puna e Nintendo-s

Feb 12 2014
0 Shpërndarje
Largimi i Flappy Bird nuk është ndikuar nga puna e Nintendo-s

Ngjashmëritë e Flappy Bird me karakteret dhe elementet me lojërat klasike të Mario-s nuk kanë zemëruar kompaninë Nintendo dhe ajo nuk ishte e përfshirë në largimin e lojës së shumë përfolur dhe popullarizuar nga dyqani i aplikacioneve për Android dhe iOS. “Derisa ne nuk komentojmë zakonisht për thashethemet dhe spekulimet, ne tashmë kemi mohuar spekulimin,” tha një zëdhënës i kompanisë për Wall Street Journal.

Zhvilluesi i kësaj loje Dong Nguyen tha më parë që zogu i tij në lojën Flappy Bird ishte frymëzim nga Super Mario Bros.’ “Cheep Cheep” dhe tubat e gjelbër po ashtu janë pjesë nga puna e Nintendo-s. Nguyen largoi lojën nga iTunes dhe Google Play duke shpjeguar që “Unë nuk mund ta përballojë këtë më”. Ai tha po ashtu që largimi i lojës nuk kishte të bënte me arsye ligjore. Derisa motivi i tij i vërtetë për largimin e lojës është i panjohur, ai foli më parë rreth dramacitetit dhe rritjes së shpejt të lojës duke ndikuar në jetën e tij të thjeshtë.

Loja sillte rreth 50 mijë dollarë në ditë të hyra për zhvilluesin e saj. Ndonëse Flappy Bird është larguar nga dyqanet, nëse e keni të instaluar lojën në pajisjen tuaj, ju ende mund të luani. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>