Lojërat

Lansohet pjesa e fundit e lojës Mass Effect 3

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Lansohet pjesa e fundit e lojës Mass Effect 3

Me 26 qershor, fansave të Mass Effect 3 do t’ju ofrohet shansi që të zbulojnë më shumë hollësi rreth pjesës së fundit të video lojës.

Krijuesi Bioware ka lansuar një azhurnim falas që u jep lojtarëve më shumë njohuri rreth efekteve të aksioneve në versionin origjinal të lojës. Zgjatja e pjesës së fundit vjen si pasojë e kritikave nga ana e fansave të cilët u ankuan nga injorimi i vendimeve origjinale të bëra në lojë. Poseduesit evropian të Play Station 3 duhet të presin deri më 3 korrik për versionin e ri të konzolave të tyre.

E lansuar më 2007, seria e Mass Effect është bërë hit pasiqë vendimet e lojtarit gjatë lojës përcaktonin edhe fundin e saj. Numri i tretë i lojës bëri më shumë përparësi në ndërveprim duke u mundësuar lojtarëve të fillonin lojën nga versionet paraprake. Në fillim të vitit 2012, lojtarët shprehën pakënaqësitë e tyre për shkak se Mass Effect 3 tregonte një fund që dukej se injoronte atë histori.

Lojtarët u bashkuan në një fushatë që quhej “Rimerrni Mass Effect”, duke lobuar për një fund tjetër. Më shumë se 4,000 lojtarë dhuruan 80,000$ organizatës bamirëse Child’s Play, për të treguar injorancën e tyre. Donacioni u ndërpre nga Child’s Play pasi u vërtetua se ai ishte vetëm arsyeja që njerëzit dhuronin para për të prodhuar një fund tjetër për lojën.

Si përgjigje ndaj kësaj, Bioware do të prodhoj një mbyllje shtesë (Extended Cut), që do t’u tregojë lojtarëve se si veprimet e tyre influencuan në rrjedhjen e ngjarjeve. Nëpërmjet sekuencave të tjera kinematografike dhe skenave të epilogut, versioni i Extended Cut do të përfshijë një pasqyrë më të thellë për udhëtimin e komandantit Shepard bazuar në zgjedhjet e lojtarit në luftën kundër Reapers.

Në një intervistë audio të vendosur në YouTube, prodhuesi i Bioware, Casey Hudson deklaroi se zgjatja e pjesës së fundit është nevojitur për t’i siguruar njerëzit se çfarëdo veprimi që ata kanë bërë në lojë ka pasur rëndësi shumë të madhe.

Në disa raste, njerëzit frikoheshin nga më e keqja, se pavarësisht vendimeve të tyre gjatë lojës, e gjithë galaktika do të shkatërrohej, të gjithë do të vuanin nga uria e kështu me radhë, dhe ky nuk ka qenë synimi ynë, përfundoi Hudson. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>