Lojërat

Lansohet loja mahnitëse e Rovio

Jul 13 2012
0 Shpërndarje
Lansohet loja mahnitëse e Rovio

Ndërtuesi i Angry Birds, Rovio, kthehet përsëri më një lojë fizike të bazuar në ndërtime dhe zbulime (puzzle). Zhvilluesi i lojërave Finnish, ka deklaruar sot se do të lansoj lojën e vet më të fundit për celularë të quajtur Amazing Alex, në dyqanet e Google Play dhe Apple App. Rovio deklaroi se do të nxirrte dhe versionet për PC, Mac dhe Windows Phone në një datë më të vonë.

Amazing Alex sfidon lojtarët për të manipuluar sende të ndryshme si litarë, balona, dhe dorëza boksi për të zgjidhur enigmën dhe të ndërtojë makinerinë e tij. Kompania pardje lansoi trailer-in e lojës për t’u përgatitur për ditën e sotme. Trailer-i tregon një djalë me flokë të verdha i cili vendos një reaksion zinxhir që më pas bënë që topi i tij të fluturojë jashtë dritares.

Sipas faqes së lojës në Facebook, ajo do të ketë 100 nivele, 35 objekte ndërvepruese, si dhe azhurnime të rregullta dhe falas. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndërtojnë dhe të ndajnë nivelet, dhe të luajnë me enigma të krijuara edhe nga fansat. Ndërkohë duket se Angry Birds do të krijohet për Play Station 3, Xbox 360 dhe Nintendo 3DS në muajin dhjetor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>