Lajme lojërash

Lansohet Doom 3:BFG Edition për PS dhe Xbox 360

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Lansohet Doom 3:BFG Edition për PS dhe Xbox 360

‘Doom 3: BFG Edition’ do të jetë në dispozicion për konzollat e lojërave Xbos 360 dhe PS3 më së largu deri në vjeshtën e këtij viti.

Loja është ndër të parat e zhanrit FPS e rimjeshtëruar në HD dhe ofron përkrahje 3D për PS3.

Në lojë do të ketë përmbajtje edhe nga shtesa ‘Resurrection of Evil’ si dhe shtatë nivele të reja të quajtuara ‘Lost Mission’.

Kjo lojë përkrahë zërimin 5.1 si vetitë Xbos 360 Achievements dhe PlayStations 3 Trophies, duke mos harruar as pasqyrimin dhe ndriqimin e përmirësuar si dhe një sistem krejt të ri për pika kontrolluese.

Pakoja përfshinë edhe Doom dhe Doom 3 origjinal, e që është hera e parë që kjo treshe e lojërave paraqitet në një pako të vetme.

Doom 3 ishte lnasuar për Xbox dhe PC në vitet 2004 dhe 2005, derisa Doom origjinal u rikthye në Xbox Live Arcade më herët këtë vit. (GameWorld Albanian)

Tags >

doom 3
Lajmet e fundit>