Lojërat

Lansimi i Assassin’s Creed 3 shtyhet për 20 Nëntor

Aug 15 2012
0 Shpërndarje
Lansimi i Assassin’s Creed 3 shtyhet për 20 Nëntor

Shtyrja e Assassin’s Creed 3 për datën 20 Nëntor duket pak e ekzagjeruar përderisa nuk ishte zyrtarizuar, megjithatë deri më tani është thënë se dalja e AC3 për PC do të jetë e njëjtë me datën e daljes për PS3 dhe Xbox 360.

Kjo nuk ka rezultuar asnjëherë e vërtetë më parë, por u konsiderua si e tillë. Mesa duket edhe kësaj here nuk do të jetë e vërtetë dhe shumë lojtarë që thonin që kjo gjë nuk kishte mundësi, kanë pasur mëse të drejtë.

Dalja e Assassin’s Creed 3 është shtyrë për 20 Nëntor për Amerikën e Veriut, dhe 23 Nëntor për Mbretërinë e Bashkuar. Data e re i jep Xbox 360 dhe PS3 gati një muaj kohë më tepër se versioni për PC, ku loja për të dyja konsolat do të dalë në treg në datën 31 Tetor.

Ubisoft akoma nuk ka treguar asgjë se përse versionet e një loje për PC zakonisht, për të mos thënë gjithmonë, dalin një muaj pas versioneve për konsola, edhe pse shumë thonë se ka të bëjë me piraterinë.

Mund të ekzistojë ndonjë teori tjetër? Si mendoni? (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>