Lajmet

Lançohet më në fund loja popullore Fallout 4

Jun 4 2015
0 Shpërndarje
Lançohet më në fund loja popullore Fallout 4

Pas kaq shumë raportesh e muaj të gjatë pritjesh nga fansat e serive Fallout, është lançuar ‘Fallout 4’. Ekipi që fshihet pas kësaj loje filloi numërimin mbrapsht ditën e martë ndërkohë që ditën e mërkurë u publikua traileri zyrtar i kësaj loje popullore. Siç shihet qartë në trailer, ‘Fallout 4’ ka gjithcka që fansat e saj mund të ishin duke kërkuar deri më sot duke filluar që nga misteri, gjallesa mutante, kafshë etj. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe togfjalëshi tradicional ‘War. War never changes’.

Nga traileri mësojmë se kjo lojë është regjistruar pjesërisht në Boston pasi në të shfaqen disa nga statujat e vendosura në këtë shtet. Nuk ju sigurojmë se do të shihni Dogmeat sërisht apo një bari gjerman në vend të tij. Lajmi i mirë është se kjo lojë është zhvilluar për tu luajtur në Xbox, PlayStation dhe PC. Krijuesi i lojës, Todd Howard është shprehur se koha dhe teknologjia e kanë bërë skuadrën e kësaj loje të jetë më ambicioze se kurrë. Lajmi i ardhjes së kësaj loje u përhap menjëherë duke u kthyer në një trend në Twitter brenda pak orësh. Akoma nuk dihet se kur kjo lojë do të mbërrijë tek publiku, por ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë në 14 qershor. Megjithatë fansat mund ta porosisin atë në faqen zyrtare të lojës. (Game World Albanian)

Tags >

Fallout
Lajmet e fundit>