Lajme lojërash

Lajmërohet Prince of Persia: The Shadow and the Flame për pajisje mobile

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Lajmërohet Prince of Persia: The Shadow and the Flame për pajisje mobile

Ubisoft ka lajmëruar një lojë të re Prince of Persia për pajisjet mobile. Prince of Persia: The Shadow and Flame vjen dhjetë vjet pas lojës origjinale Prince of Persia, që është lëshuar në vitin 1993. Ubisoft lëshoi një version në 3D të lojës si Prince of Persia Classic në vitin 2007.

Loja e re mban elementet e platformës 2D të lojës origjinale, por me elemente më të mprehta për luftë, si shumë armiq dhe një sistem luftimi. Edhe dorëza virtuale edhe skemat e bazuara në kontrollim nëpërmjet prekjeve janë në dispozicion.

“Përvoja e lojës ende mund të zgjerohet përgjatë lidhjes shoqërore, duke iu mundësuar që të zhbllokoni të arriturat dhe të ngjiteni në top lista ose të shpërndani pikët me integrimin me Facebook,” shton Ubisoft.

Më herët gjatë këtij viti, CEO i Ubisoft në Montreal, Yannis Mallat, tha që një hyrje e re në seritë e Prince of Persia për konsola është për momentin në pritje. “Unë mendoj që është e drejtë të thuhet, pikërisht tani, Prince of Persia është duke u pauzuar. Por ne thamë të njëjtën gjë për disa brende të tjera që papritmas u shfaqën sepse një skuadër është duke dëshiruar që ta bëjë atë,” tha Mallat në atë kohë.

Prince of Persia: The Shadow and the Flame pritet të lëshohet më 25 korrik për 1.99 funta. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>