Lojërat

Lajmërohet ardhja e The Amazing Spider-Man 2

Oct 17 2013
0 Shpërndarje
Lajmërohet ardhja e The Amazing Spider-Man 2

Gjatë fundjavës që kaloi, në konferencën New York Comic, Marvel dhe Activision lajmëruan lojën The Amazin Spider-Man 2.

Kjo lojë është në zhvillim për Xbox One dhe PlayStation 4, e po ashtu edhe për Xbox 360, PlayStation 3, Wii U, 3DS dhe PC. Studioja veterane e Spider-Man, Beenox, është duke zhvilluar The Amazin Spider-Man 2, e cila pritet të lëshohet së bashku me filmin e ardhshëm The Amazin Spider-Man 2, në maj të vitit 2014.

The Amazin Spider-Man 2 është lojë aksion e personit në vetën e tretë që pritet të ofrojë një alternativë në ngjarjet për filmin e ardhshëm. Bredhje e lirë e përmirësuar përgjatë një hapësire të zgjeruar të qytetit të Nju Jorkut po ashtu është premtuar.

“Ne po iu japim lojtarëve më tepër mundësi, më tepër përditësime, më tepër sfida, dhe më tepër liri për të përparuar,” tha bashkë-udhëheqësi i studios Beenox, Thomas Wilson. “Dhe me lëshimin e lojës pranë filmit të ri, duke ofruar një përvojë interaktive të zgjeruar përtej filmit, dashamirësit e franshizës nuk do të donin që ta humbnisin që ta luanin atë lojë.”

Lojtarët do të luftojnë armiq të rinj pranë shokëve të tjerëve pasi ata janë në një “kërcënim të ri” për qytetin, tha Activision. Loja po ashtu pritet të vë një theks më të madh në Peter Parkerin, teksa ai “hulumton motivimet e ndërlikuara dhe personalitetet unike prapa kafshëve të egra të kërcënimeve të Marvel-it që kërcënojnë Manhatanin.”

The Amazin Spider-Man 2 po ashtu do të ketë një sistem të ri “Hero or Menace” që “shtyn sjelljet e super heroit” duke shpërblyer sjelljet kundërshtuese ndaj krimit dhe duke shtuar pasoja për lejim të përhapjes të kriminalitetit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>