Lajme lojërash

L.A. Noire

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
L.A. Noire

L.A. Noire është një lojë neo-noir kriminale e krijuar nga Team Bondi dhe e publikuar nga Rockstar Games. U lansua për Playstation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows. L.A. Noire vendoset në Los Angeles në 1947 dhe sfidon lojtarin duke kontrolluar një detektiv të forcave të policisë së Los Angeles (LAPD), për të zgjidhur një sërë çeshtjesh, të marrë në pyetje të dyshuar nëpërmjet pesë degëve të policisë. Lojtari duhet të kotrollojë skenën e krimit për të dhëna dhe suksesi i lojtarit do të ndikoj në zgjidhjen përfundimtare të çeshtjes.

Loja merr shumë karakteristika dhe elemente nga filmat noir, të bërë të famshëm në vitet ’40 dhe ’50 duke ndarë të njëjtat efekte pamore dhe tema duke përfshirë krime, seks, dhe dykuptimësi të moralshme. Loja përdor një ngyrim të veçantë, por në nder të filmave noir jep gjithashtu mundësinë e të luajtur lojën bardh e zi. Shumë elementë të ndryshëm përdorin tema të ndryshme nga histori si Key Largo, Chinatown, The Untouchables, The Black Dahlia dhe L.A. Confidential.

L.A. Noire është e famshme për iluminim në kohë reale që ka si dhe teknologjinë. Teknologjia gjithashtu përdoret në pjesët e marrjeve në pyetje të të dyshuarve duke përdorur makineri për të kuptuar nëse ai gënjën apo jo.

Kjo është loja e parë që u prezantua në Tribeca Film Festival. Direkt pas lansimit loja mori famë për mënyrën e animimit dhe krijimin e shprehive të fytyrës. Që nga shkurti i 2012, versionet për PC dhe konsola kanë shitur gati 5 milionë kopje bashkë.

Loja merr fillesa në vitin 1947 në Los Angeles, një qytet me klasë, famë dhe pasuri, por gjithashtu aty ku krimi dhe korrupsioni janë në majë. Lojtari merr përsipër rolin e një dedektivi nga LAPD, Cole Phelps. Loja fillon me Phelps si një polic në patrullë, dhe vazhdon karrierën e tij në departamentin e policisë në zyrë, trafik, vrasje si dhe vjedhje. Në vend të misioneve, loja i jep lojtarit çeshtje krimesh të cilat ndihmojnë Phelps në kërkimet e tij.

Pas çdo çeshtje lojtari merr një vlerësim nga 1 deri në 5 yje e cila varet nga rezultatet ne kërkime dhe marrje në pyetje. Në disa raste, kur lojtari është duke kërkuar të dhëna, mund të gjeje dhe gazeta. Veç të lexuarit histori, gazetat japin një film të shkurtër e cila mbulon atë pjesë të historisë nga kujtimet e luftës të Phelps. Afër fundit të lojës, lojtari merr kontroll mbi shokun e vjetër të marinës të Phelps, Jack Kelso.

Armët lejohen vetëm në rrethana të veçanta dhe vetëm kur lojtari po heton mbi çeshtje që i lejojnë ato. Gjithsesi lojtari mund të kontrollojë makina civile. Loja ka dhe një opsion free roam, gjatë të cilit lojtari bën çfarë të dojë në qytet pa çështje e cila quhet “The Streets of L.A.” Ajo bëhet e disponueshme pas përfundimit të çdo çeshtjeje.

L.A. Norie ka marrë një mori vlerësimesh pas daljes së saj. Mbanë një rezultat prej 89 nga 100 për Playstation 3 dhe Xbox 360 si dhe 83 nga 100 për PC nga Metacritic. GameRankings i dha versionit të Playstation 88.12%, Xbox 360 87.76% dhe versionit të PC 81.70%. Loja ka shitur rreth 5 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>