Lojërat

Krimet në rrugët e Sarajevës në trajlerin e ri Sniper: Ghost Warrior 2

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Krimet në rrugët e Sarajevës në trajlerin e ri Sniper: Ghost Warrior 2

Rreth tematikave për luftërat zakonisht nuk mendojmë, derisa ajo na prek të gjithëve. Atëherë mund të përjetojmë se si ndihen njerëzit të cilët i kanë mbijetuar luftërave të kësaj bote për të cilat flasin lojërat Modern Warfare dhe Medal of Honour dhe ata që i shohin lojërat e përmendura në aksion.

Ekipi zhvillues City Interactive ka publikuar trajlerin e ri të simulim të saj snajperik Sniper: Ghost Warrior 2, me emrin “Brutal War Crimes Bosnia”.

Videoja shfaq ekzekutimin e civilëve në Sarajevë në vitin 1993 dhe personazhin kryesor (snajperistin Cole Anderson) në misionin e tij për eliminimin e objektivave në qytet dhe rrethinat e tij.

Ghost Warrior do të sjellë nivele të larta dhe grafikë impresionuese falë CryEngine 3, kurse përveç snajperimit, do të sjellë edhe misione sabotuese.

Trajlerin më të ri i cili ka potencial të shkaktojë polemika në disa shtete mund ta shikoni më poshtë, kurse atë të publikuar më parë, po ashtu të vendosur në luftën e Sarajevës, mund ta shikoni këtu.

Loja do të dal më 18 janar të vitit 2013 për PC, Xbox 360, PlayStation 3 dhe Wii U. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>