Lajme lojërash

Krijuesi i Minecraft kritikon Windows 8

Oct 5 2012
0 Shpërndarje
Krijuesi i Minecraft kritikon Windows 8

Fansat e Minecraft duhet të mendohen dy herë para se të përditësojnë kompjuterin e tyre në Windows 8 muajin e ardhshëm.

Sipas disa mesazheve në Twitter nga krijuesi i Minecraft, Markus “Notch” Persson, Microsoft-i i kërkoi atij ta ndihmonte të çertifikonte lojën për Windows 8.

Persson refuzoi kategorikisht duke i thënë kompanisë se ata duhet të ndalojnë së shkatërruari PC si një platformë e hapur. Pas disa minutash ai bëri një mesazh tjetër ku thuhej se më mirë Minecraft mos të luante fare në Windows 8 sesa të bashkëpunonte me ta. Ai shpreson gjithashtu të bindë disa njerëz për mos ta ndryshuar sistemin operativ të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që ai ka folur keq për Microsoft dhe Windows 8. Muajin e kaluar në një blog në Reddit tha se në qoftë se Microsoft-i do ta bënte Windows 8 një platformë të mbyllur, atëhere ata do të humbisnin shumë lojra të tipit Indie. Krijuesi i Minecraft nuk është i vetmi i cili ka shprehur këtë mendim.

Para disa muajsh bashkë themeluesi i Valve Gave Newell tha në një konferencë se ky sistem operativ do të ishte një katastrofë për hapësirën e PC.

Pas disa momentesh Rob Pardo nga Blizzard komentoi në fjalimin e Newell duke thënë se në qoftë se parashikimet për Windows 8 do të ishin të sakta, nuk do të ishtë një gjë e mirë për secilin prej tyre. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>