Lojërat

Krijuesi i Minecraft anulon lançimin e versionit Oculus Rift

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Krijuesi i Minecraft anulon lançimin e versionit Oculus Rift

Nëse ju jeni të entuziazmuar për të luajtur Minecraft në realitetin virtual, do t’ju duhet të prisni edhe disa kohë. Krijuesi i lojës në fjalë, Markus Persson ka zbuluar në Twitter se ai ka anuluar çfarëdo lloj marrëveshje të mundshme rreth lançimit të versionit Oculus Rift, tashmë që Facebook ka bërë të ditur planet e tij për të blerë Oculus VR.

Krijuesi ka ndarë mendimet e tij në blog: “Unë me patjetër dua të jem pjesë e VR-së, por nuk do të punoj me Facebook. Motivet e tyre janë shumë të paqarta dhe turbulluese, dhe ata nuk kanë qenë asnjëherë një platformë e qëndrueshme. Nuk ka asgjë rreth historikut të tyre që të më bëjë mua t’ju besoj atyre dhe kjo i bën ata të duken të mërzitshëm për mua. Dhe unë nuk kam dhënë asnjë shpresë apo hije dyshimi mbi një investim të mundshëm si rezultat i blerjes nga Facebook”.

Gjithsesi ju akoma mund të luani me versionin e modifikuar për Ocolus, MineCrift. Reagimi i Persson duhet të jetë një shkak i qartë për ekipin e Oculus. Pas një demoje të prototipit Ocolus Rift në vitin 2012, ai tha në Twitter se ishte 100% i impresionuar me të dhe kishte planifikuar ta zhvillonte për pajisjet. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>