Lojërat

Krijuesi i Mega Man zbulon lojën e re Azure Striker Gunvolt

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Krijuesi i Mega Man zbulon lojën e re Azure Striker Gunvolt

Si pjesë e festivalit japonez gjatë kësaj fundjave BitSummit, babai i Mega Man zbuloi lojën e vet të re: Një lojë të quajtur Azure Stiker Gunvolt.

Loja ka të bëjë me një përfaqësim të fuqishëm të serive të Mega Man Zero prej 16 bitësh, që nuk është befasi pasi që është një bashkëpunim me Initi Creates, por Gunvolt shton një bashkësi të re të karaktereve dhe disa zbukurime të lojës origjinale (të cilat mund t’i shikoni në videon e mëposhtme). Loja do të jetë në dispozicion për 3DS, ndonëse nuk ka ndonjë datë për lëshim të lojës në Perëndim.

Inafune kishte zënë kryetitujt e lajmeve vitin e kaluar me Kickstarter for Mighty No. 9, që është një lojë tjetër që kompania e tij Comcept është duke bashkëpunuar me Inti Creates për ta prodhuar. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mega Man
Lajmet e fundit>