Lajme lojërash

Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco

May 13 2013
0 Shpërndarje
Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco

Para disa kohësh një fotot doli në Reddit dhe shumë shpejt bëri xhiron e botës duke treguar logon e Xbox-it të ri. Krijuesi i kësaj fotoje me emrin C-Ron tha se kjo do të ishte dhe logoja zyrtare e Microsoft për konsolën e vet.

Disa burime e morën këtë fakt si të mirëqenë, ndërsa të tjerë e klasifikonin thjesht si të pakonfirmuar.

Gjithsesi fotoja e C-Ron ishte fallco.

Ai e krijoi atë në Photoshop dhe e postoi përsëri në Reddit duke shprehur habinë e vet se si një imazh i vetëm bëri xhiron e internetit. Kështu që edhe një detaj i vogël për konsolën e ardhshme të Microsoft doli se ishte i rremë.

Me sa duket duhet të presim edhe pak kohë derisa vetë kompania të bëjë lajmërimin zyrtar. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>