Android

Krijuesi i Flappy Bird konfirmon se versioni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Krijuesi i Flappy Bird konfirmon se versioni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë

Kur zhvilluesi i aplikacionit Flappy Bird e hoqi në mënyrë misterioze aplikacionin nga Google Play dhe App Store muajin e kaluar, ai u zhduk pothuajse fare edhe nga Twitter-i. Megjithatë, para disa ditësh, Dong Nguyen konfirmoi se Flappy Bird do të fluturonte sërish një ditë – dhe ky version do të ishte ndryshe dhe më i mirë se origjinali. Ai u ktheu përgjigjje edhe disa postime nga ndjekësit e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me gjërat që e kanë frymëzuar dhe se kur mund të vijë në të ardhmen loja. Madje, falenderoi edhe Justin Bieberin që e ndiqte faqen e tij.

Gjithsesi, lajmi më i rëndësishëm ishte ai i versionit të ardhshëm të aplikacionit. I pyetur se a do të rikthehej ndonjëherë aplikacioni në dyqanet zyrtare, ai u përgjigj duke thënë se po, por jo së shpejti. Megjithatë, “nuk do të jetë loja origjinale, por një më e mirë se ajo.” Këto përgjigjje vijnë disa ditë pas publikimit të artikullit në Rolling Stones ku krijuesi i aplikacionit kishte dhënë një intervistë të gjatë mbi lojën. Atje kishte përmendur edhe faktin se po e mendonte ta rikthente lojën sërish.

Flappy Bird u lançua në maj 2013, por vetëm në muajin shkurt të këtij viti u rendit një prej aplikacioneve më të shkarkuara në App Store dhe Google Play, duke tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve. Vetëm nga reklamat, krijuesi i tij mblidhte 50 000 $ në ditë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>