Lojërat

Krijuesi i Farmville vlenë më shumë se EA

Oct 28 2010
0 Shpërndarje
Krijuesi i Farmville vlenë më shumë se EA

Secili prej nesh që dyshon në popullaritetin e lojrave sociale duhet ta lexojë një raport të kohëve të fundit në Bloomberg Businessweek. Revista ka cituar një raport nga SharesPost inc., një këmbyes i aksioneve të kompanive të mbajtura privatisht, duke thënë që Zynga tani është më e vlefshme se botuesi i dytë më i madh i lojrave të ndryshme në planet, që secili prej nesh e ka të njohur, Electronic Arts.

Sipas SharesPost, Zynga privatisht e mbajtur, ka një vlerë prej 5.51 miliardë dollarë. Kjo është një shumë rreth 300 milion dollarë më shumë se tregu kapitalist i EA që ka një vlerë prej 5.22 miliardë dollarë. SharesPost vlerësimin e tij e bëri duke u bazuar në të dhënat e aksioneve private, vlerat gjatë hulumtimit dhe vlerësimin e ndërmarrjes së financimit.

Vlera masive e Zynga mund të shpjegohet me dy fjalë: Facebook dhe Farmville. Prej 210 milionë përdoruesve, një numër prej 57.6 milion luajnë Farmville, që shumica prej tyre përdorin një shumë të vogël të parave për të blerë monedha dhe gjëra të ndryshme brenda lojës. Lojëra të tjera të Zynga janë Café World, Mafia Wars dhe Vampire Wars, të cilët veprojnë në një model të ngjashëm./gameworld.al

Lajmet e fundit>