Lajme lojërash

Krijuesi i Angry Birds po redukton 110 vende pune dhe mbyll një studio

Dec 5 2014
0 Shpërndarje
Krijuesi i Angry Birds po redukton 110 vende pune dhe mbyll një studio

Rovio Entertainment ka deklaruar se do të pushojë vetëm 110 punonjës nga 130 të njoftuar më parë. Krijuesi i Angry Birds tha se gjithashtu do të mbyllë studion Tampere, duke konsoliduar operacionet në Finlandë vetëm në zyrat qendrore në Espoo.

Këto masa për zvogëlimin e kostove po merren menjëherë pas raporteve për të ardhurat e dobëta këtë vit, teksa interesi i konsumatorëve për Angry Birds po bie. Dikur i konsideruar një yll në ngritje teksa po drejtohej drejt një IPO (dalje publike për shitje aksionesh) gjigante, Rovio tashmë po mundohet të gjejë rrugë të reja për të frenuar fundosjen e tij. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>