Android

Krijuesi Flappy Bird vjen me një tjetër lojë të re super të vështirë, Ninja Spinki

Jan 26 2017
0 Shpërndarje
Krijuesi Flappy Bird vjen me një tjetër lojë të re super të vështirë, Ninja Spinki

Në 2013-tën një lojë jashtëzakonisht e vështirë por tejet fiksuese e quajtur Flappy Bird bëri bujë. Zhvilluesi i lojës Dong Nguyen është rikthyer me një tjetër lojë tejet të vështirë, Ninja Spinki Challenges.

Ai bashkëpunoi me kompaninë japoneze Obokaidem për të zhvilluar lojën. Ata shpresojnë se përdoruesit nuk do të ndalin të luajturi një lojë e cila vetëm i acaron. Ninja Spinki Challenges është e disponueshme që në këtë moment në Android dhe iOS.

Titulli vë vetvehte ka gjashtë mini lojëra ku në qendër të vëmendjes është karakteri Ninja Spinki. Kemi luajtur secilin prej lojërave dhe janë ekstremisht të vështira.

Ngjanin me Flappy Bird i cili kërkon saktësi të tmerrshme. Lojërat kanë dy modalitete: sfidë dhe pafund. E gjitha që duhet të bëni është së shmangni pengesat. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>