Lajme lojërash

Krijohet një ribërje e GTA III nga fansat

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
Krijohet një ribërje e GTA III nga fansat
Grand Theft Auto III (GTA III) është vendosur të dal në në dyqanet e PSN (Play Station Network) ditën e nesërme si pjesë e serive klasike të Play Station 2, por përpara se ju të keni shumë shpresa, është për t’u vënë në dukje se nuk ka ndonjë përkrahje HD, dhe me 10 dollarë ju do të merrni lojën klasike të 2001, por gjithashtu mund të prisni për një ribërje të lojës nga fansat e cila do të dalë shumë shpejt në tregun e lojërave.
GTA III: Rage Classic është gjithçka që ju njihni dhe dashuroni rreth lojës revolucionare – në HD. Kjo është e saktë, titulli është konvertuar që të punoj në një konsolë që arrin të përkrahë GTA IV. Makinat thuhet se drejtohen më mirë, ndërsa luftimi në këmbë nuk është dhe aq i vështirë sa ishte më herët.
Rindërtimi i lojës po bëhet nga e njëjta skuadër e cila punoi në projektet e Vice City Rage dhe San Andreas Rage. Tek forumi tregohet se projekti nisi në korrik, por nuk ka ende një datë për lansimin e versionit beta. Sigurisht ka gjithmonë një version për Android dhe iOS të lojës të disponueshme në një rezolucion fantastik, por jo të gjithë duan t’a luajnë lojën në një tabletë HD. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>