Lajme lojërash

Korrik 2013, muaji më i keq në histori për shitësit britanikë të lojërave

Aug 11 2013
0 Shpërndarje
Korrik 2013, muaji më i keq në histori për shitësit britanikë të lojërave

Korriku ka qenë muaji më i keq në histori për shitësit me pakicë të lojërave në Mbretërinë e Bashkuar. Duke cituar ndërmarrjen zyrtare Gfk Chart-Track, MCV raporton që shitësit me pakicë të lojërave në Mbretërinë e Bashkuar kanë shitur vetëm mbi një milion lojëra muajin e kaluar.

Shitjet paraqesin një rënie prej 40.4 për qind në krahasim me muajin qershor dhe 33.3 për qind më pak se korriku i vitit 2012. Disa lojëra të profilit të lartë janë cituar si shkaktarë për shitjet e paketa, ku vetëm tri shitje e kanë arritur tabelën e top 50 shitjeve: Pikmin 3, Mario & Luigi: Dream Team dhe Dynasty Warriors 8.

The Last of Us që është lojë ekskluzive për PlayStation 3 ishte loja më e shitur e muajit, e ndjekur nga versioni për Xbox 360 të lojës Minecraft dhe Animal Crossing: New Leaf. Në muajt e ardhshëm, shitësit me pakicë pritet që të lëshojnë Grand Theft Auto V në shtator dhe lëshimin e konsollave të gjeneratës së ardhshme, të cilat pritet që të ndikojnë në rritjen e shitjeve. Dhe në përgjithësi 35.6 milionë dollarë janë raportuar nga shitjet e lojërave nga shitësit me pakicë në Mbretërinë e Bashkuar. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>